Abonohu

Abonim 3-mujor: Statistika përshkruese, analizë e frekuencës dhe intepretimi i Çmimeve të shitjeve të vilave, zyrave, njësive komerciale dhe industriale dhe HoReCa në Tiranë, duke filluar nga 2018 deri më tej (periudhë 1-vjeçare)

Statistika sipas nënndarjes vila, në qytetin e Tiranës duke filluar nga viti 2018 deri më tej (periudhë 1-vjeçare), paraqet çmimin mesatar të shitjes së pronës për secilën ndarje administrative të qytetit të Tiranës për çdo tipologji vile, si dhe pasqyrion në mënyrë krahasuese me bazë mujore të çmimit mesatar të shitjes së pronës për qytetin e Tiranës. 

Statistikat e tregut të pasurive të paluajtshme përfshijnë njësitë tregtare (dyqane dhe ambjente) dhe njësitë industriale (kapanone dhe magazina). Logjika e ndjekur në interpretimin e luhatjeve të indeksit dhe çmimeve reale mesatare e mediane të dyqaneve në Tiranë është ajo e analizës fenomenologjike bazuar në identifikimin dhe shtjellimin e tre fenomeneve që karakterizojnë kurbën e indeksit të çmimeve në periudha të ndryshme kohore: rritja, stanjacioni (ose qëndrueshmëria) dhe rënia. 

Bizneset dhe kompanitë do të mund të aksesojnë të dhënat për njësitë kolektive si njësi tregtare; industriale; zyra, horeca, etj. Indeksi shfaq tendencat e e çmimeve në zona të ndryshme sipas tremujorëve përkatës, klasifikimi krahasues i zonave të Tiranës, tipologjitë e pronave, gjendjen e tyre, standartet strukturore, zonën gjeografike si dhe volumin dhe intensitetin e shitjeve.  

€300 

Abonim 3-mujor: Indeks historik, statistika përshkruese dhe intepretimi i Çmimeve të shitjeve të Apartamenteve në Tiranë, duke filluar nga 2018 deri më tej (periudhë 1-vjeçare)

Raporti përmban çmimet mesatare dhe mediane të shitjes së apartamenteve në Tiranë, përqindjen e apartamenteve në shitje në Tiranë sipas tipologjisë së apartamentit (garsonierë, një plus një, dy plus një, tre plus një dhe apartamente me më shumë se 3 dhoma gjumi), përqindjen e apartamenteve në shitje në Tiranë, sipas gjendjes: e parikonstruktuar, e mirë, shumë e mirë dhe e rikonstruktuar, dhe e re, përqindje të cilat mund të detajohen më tej sipas tipologjisë së apartamentit, përqindja e apartamenteve në shitje në Tiranë me ose pa praninë e elementit/karakteristikës ashensor si dhe një analizë e ecurisë së indeksit dhe përqindjes së shitjes së apartamenteve në Tiranë sipas tipologjisë, duke filluar nga 2018 deri më tej (periudhë 1-vjeçare) .

€450