Rreth Nesh

PËRKUFIZIMI I KEYDATA ALBANIA

Keydata Albania është indeksi i parë privat në Shqipëri, i cili vjen si një produkt i ofruar nga shoqëria Çelësi sh.p.k me mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Gazeta Çelësi, si tregu më i madh i transaksioneve ekonomike ka publikuar, që nga startimi saj në vitin 1998 e deri në fund të vitit 2018, rreth 8,100,000 njoftime, 65 % e të cilave kanë të bëjnë me tregun e pasurive të paluajtshme. Kjo eksperiencë 20-vjeçare dhe kjo databazë unike në Shqipëri është vënë në dispozicion të KeyData Albania në funksion të nxjerrjes së indeksit dhe statistikave të tregut të pasurive të paluajtshme.

BERZH pasi identifikoi utilitetin e këtij projekti për tregun shqiptar nga njëra anë dhe besueshmërinë dhe gadishmërinë që ofronte Çelësi nga ana tjetër, vendosi të mbështesë këtë projekt duke ofruar ekspertizën në përzgjedhjen dhe aplikimin e metodologjive të certifikuara në përllogaritjen e indeksit të pasurive të paluajtshme.

QËLLIMI I KEYDATA ALBANIA

T’i përgjigjet një nevoje të munguar të tregut për t’u orientuar sa më mirë në tregun e pasurive të paluajtshme duke ofruar:
• Indekse të publikuara me bazë tremujore dhe vjetore të shoqëruara me statistika për variablat që karakterizojnë pronën e paluajtshme duke përfshirë: tipologjinë e pronës, gjendjen e pronës, standartet strukturore, zonën gjeografike si dhe volumin dhe intensitetin e shitjeve.

TË DHËNAT DHE METODOLOGJIA

• Të dhëna reale të siguruara nga njoftimet e shitjes së pronave të publikuara në gazetën Çelësi
• Periudha e marrë në shqyrtim: 2005 T1 – 2018 T4 dhe në vazhdimësi
• Viti bazë: 2005 T1
• Metodologjia e aplikuar:
1. Time dummy
2.Metoda e cilësive konstante
• Përshtatje në bazë të normës së inflacionit