Abonim 3-mujor: Statistika përshkruese, analizë e frekuencës dhe interpretimi i çmimeve

300

Abonim 3-mujor: Statistika përshkruese, analizë e frekuencës dhe interpretimi i Çmimeve të shitjeve të vilave, zyrave, njësive komerciale dhe industriale dhe HoReCa në Tiranë, duke filluar nga 2018 deri më tej (periudhë 1-vjeçare)

Category:

Description

Statistika sipas nënndarjes vila, në qytetin e Tiranës duke filluar nga viti 2018 deri më tej (periudhë 1-vjeçare), paraqet çmimin mesatar të shitjes së pronës për secilën ndarje administrative të qytetit të Tiranës për çdo tipologji vile, si dhe pasqyrion në mënyrë krahasuese me bazë mujore të çmimit mesatar të shitjes së pronës për qytetin e Tiranës. 

Statistikat e tregut të pasurive të paluajtshme përfshijnë njësitë tregtare (dyqane dhe ambjente) dhe njësitë industriale (kapanone dhe magazina). Logjika e ndjekur në interpretimin e luhatjeve të indeksit dhe çmimeve reale mesatare e mediane të dyqaneve në Tiranë është ajo e analizës fenomenologjike bazuar në identifikimin dhe shtjellimin e tre fenomeneve që karakterizojnë kurbën e indeksit të çmimeve në periudha të ndryshme kohore: rritja, stanjacioni (ose qëndrueshmëria) dhe rënia.

Bizneset dhe kompanitë do të mund të aksesojnë të dhënat për njësitë kolektive si njësi tregtare; industriale; zyra, horeca, etj. Indeksi shfaq tendencat e e çmimeve në zona të ndryshme sipas tremujorëve përkatës, klasifikimi krahasues i zonave të Tiranës, tipologjitë e pronave, gjendjen e tyre, standartet strukturore, zonën gjeografike si dhe volumin dhe intensitetin e shitjeve.