Shërbimet
Të dhëna publike nga KeyData
Indeks vjetor i çmimit të shitjes së banesave për periudhën 2005-2018
• Çmimi mesatar i shitjes së pronës në Tiranë sipas vendndodhjes: brenda Unazës dhe jashtë Unazës
• Analizë e ndikimit të ndryshimit në përqindje të indeksit krahasur me një tremujor më parë apo me të njëjtën periudhë të një viti më parë
• Analizë e ndikimit të ndryshimit në përqindje të çmimit mesatar krahasuar me një tremujor më parë apo me të njëjtën periudhë të një viti më parë
Indeksi historik, statistika përshkruese, analiza të frekuencës vjetore dhe 3-mujore dhe interpretimi i Çmimeve të shitjeve të Apartamenteve në Tiranë, nga 2005 deri në 2018
Indeks i çmimeve të banesave (Apartamente) i çmimeve të lidhura me ndikimin e karakteristikave e ndryshimit të çmimeve të shitjes së pronës ndër vite si pasojë e ndryshimit të karakteristikave të pronës ose vlerës në treg.
Statistika përshkruese, analiza të frekuencës vjetore e 3-mujore dhe interpretimi i Çmimeve të shitjeve të vilave, zyrave, njësive komerciale dhe industriale dhe HoReCa në Tiranë, nga 2005 deri në 2018
Kurba e çmimeve mesatare të shitjes (çmim në total dhe çmim për metër katror), evoluimi i saj në kohë. Jep edhe ndryshimin në përqindje në çmimin mesatar krahasuar me 1 muaj më parë dhe ndryshimin krahasuar me të njëjtën periudhë 12 muaj më parë.
Paketa ofron edhe kurbën e volumit të shitjeve dhe evoluimin e saj, gjithashtu vlerën e gjeneruar në treg nga nxjerrja e aseteve në shitje për çdo tremujor dhe totali për periudhën 12 mujore; si dhe mesataren e ditëve të qëndrimit të asetit në treg. Paketa ofron vlerësimin e ndikimit të karakteristikave në përcaktimin e çmimit, si dhe dominanca sipas llojit të apartamentit në një zonë e periudhë të caktuar.
€2000
Abonim 3-mujor: Indeks historik, statistika përshkruese dhe interpretimi i çmimeve të shitjeve të apartamenteve në Tiranë, nga 2018 deri më tej (periudhë 1-vjeçare)
Raporti përmban çmimet mesatare dhe mediane të shitjes së apartamenteve në Tiranë, përqindjen e apartamenteve në shitje në Tiranë sipas tipologjisë së apartamentit (garsonierë, një plus një, dy plus një, tre plus një dhe apartamente me më shumë se 3 dhoma gjumi), përqindjen e apartamenteve në shitje në Tiranë, sipas gjendjes: e parikonstruktuar, e mirë, shumë e mirë dhe e rikonstruktuar, dhe e re, përqindje të cilat mund të detajohen më tej sipas tipologjisë së apartamentit, përqindja e apartamenteve në shitje në Tiranë me ose pa praninë e elementit/karakteristikës ashensor si dhe një analizë e ecurisë së indeksit dhe përqindjes së shitjes së apartamenteve në Tiranë sipas tipologjisë, duke filluar nga 2018 deri më tej (periudhë 1-vjeçare) .
€450
Abonim 3-mujor: Statistika përshkruese, analizë e frekuencës dhe intepretimi i Çmimeve të shitjeve të vilave, zyrave, njësive komerciale dhe industriale dhe HoReCa në Tiranë, duke filluar nga 2018 deri më tej (periudhë 1-vjeçare)
Statistika sipas nënndarjes vila, në qytetin e Tiranës duke filluar nga viti 2018 deri më tej (periudhë 1-vjeçare), paraqet çmimin mesatar të shitjes së pronës për secilën ndarje administrative të Tiranës për çdo tipologji vile, si dhe pasqyron në mënyrë krahasuese me bazë mujore të çmimit mesatar të shitjes së pronës.
Statistikat përfshijnë njësitë tregtare (dyqane dhe ambjente) dhe njësitë industriale (kapanone dhe magazina). Logjika e ndjekur në interpretimin e luhatjeve të indeksit është ajo e analizës fenomenologjike bazuar në identifikimin dhe shtjellimin e tre fenomeneve që karakterizojnë kurbën e indeksit të çmimeve në periudha të ndryshme kohore: rritja, stanjacioni dhe rënia.
€300
Klasifikimi krahasues i zonave të Tiranës në raportet mes 6 funksioneve të përdorimit të pronës (rezidenciale: individuale dhe kolektive; njësi tregtare; industriale; zyra dhe horeca)
• Të dhëna reale të siguruara nga njoftimet e shitjes së pronave të publikuara në gazetën Çelësi
• Periudha e marrë në shqyrtim: 2005 T1 – 2018 T4 dhe në vazhdimësi
• Përshtatje në bazë të normës së inflacionit
€500
MUNDËSIMI I REZULTATEVE
Pa pagesë
Përfito aksesimin falas të indeksit vjetor të çmimit të shitjes së banesave deri në 2018, si dhe të çmimeve mesatare të shitjes së pronës sipas vendndodhjes së tyre
Me abonim
Zgjidh nga dy opsionet e abonimeve, abonimin 3-mujor me statistika përshkruese, analizë të frekuencës dhe intepretim të çmimeve të shitjeve të vilave, zyrave, njësive komerciale dhe industriale dhe HoReCa në Tiranë ose abonimin 3-mujor për të njëjtat të dhëna për apartamente
E personalizuar
Specialistët e Key Data mund të krijojnë indekse të personalizuara në varësi të kërkesave të klientëve.