Statistika përshkruese, analiza të frekuencës dhe interpretimi i çmimeve të shitjeve të pronave

2,000

Statistika përshkruese, analiza të frekuencës vjetore dhe 3-mujore dhe interpretimi i çmimeve të shitjeve të vilave, zyrave, njësive komerciale dhe industriale dhe HoReCa në Tiranë, duke filluar nga 2005 deri në 2018

Category:

Description

Kurba e çmimeve mesatare të shitjes (çmim në total dhe çmim për metër katror), evoluimi i saj në kohë. Jep edhe ndryshimin në përqindje në çmimin mesatar krahasuar me 1 muaj më parë, ndryshimin në përqindje në çmimin mesatar krahasuar me të njëjtën periudhë 12 muaj më parë.

Paketa ofron edhe kurbën e volumit të shitjeve, evoluimin e saj në kohë, gjithashtu vlerën e gjeneruar në treg nga nxjerrja e aseteve në shitje për çdo tremujor dhe totali për periudhën 12 mujore; si dhe mesataren e ditëve të qëndrimit të asetit në treg.

Paketa ofron vlerësimin e ndikimit të karakteristikave në përcaktimin e çmimit të pronës (tipologjia, vjetërsia dhe standartet e ndërtimit), si dhe dominanca sipas llojit të apartamentit (garsonierë, 1+1, 2+1, 3+1 dhe më shumë) në një zonë dhe periudhë të caktuar